Po ju tregojmë një recetë të thjeshtë se si të bëni njoki.
Përbërësit
50 gr gjalpë
200 gr proshutë e tymosur (speck, e prerë hollë)
1 kuti pana (“Granarolo”)
150 gr djathë parmixhano (“Granarolo”)
1 lugë gjelle kripë
1 pako pasta (Njoki nga “Divella”)
Përgatitja
1-Në një tigan skuqni proshutën e tymosur me gjalpë. Shtoni panën dhe sipër i grini djathin parmixhano. Trazojeni mirë.
2-Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni kripën dhe vendosni për të zierë njokit.
3-Pasi të jenë gati ia shtoni tiganit me pana. I trazoni mirë dhe në fund i servirni të ngrohta.
4-Sipër i grini djathë parmixhano sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!