Art & Kulturë

Qiell i Heshtur

Teatri Metropol rikthen në skenë: “Qiell i Heshtur” nga Loren Gunderson

Rikthehet për vetëm dy fundjava shfaqja më e suksesshme e sezonit të parë të 2018 në Metropol, “Qiell i Heshtur”.

Këmbëngulja, energjia, pasioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë nga Bostoni të ndjekë ëndrrën e saj. Historia mahnitëse e jetës së astronomes Henrieta Levit, (një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës) dhe kolegeve të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, rikthehet përsëri në Tiranë.
“Qiell i Heshtur”, një komedi romantike, gjysmë biografike e shkruar nga Loren Gunderson, është shfaqje të cilën Teatri Metropol, me regji nga Armela Demaj, e rikthehen sërish në skenë pas kërkesave të shumta të publikut, në datën 30 mars, ora 19:00.
“Qiell i Heshtur” është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është nje vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin, fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen, solidaritetin dhe këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara. Një vepër që eksploron marrëdhënien mes muzikës dhe matematikës, shkencës dhe besimit.
Kjo shfaqje rivjen në Metropol si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë dhe veprën që na lanë pas.

Regjia: Armela Demaj
Interpretojnë: Armela Demaj, Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha, Verjana Abazaj
Skenografia: Klodjana Beqiraj
Efektet Speciale: Elian Stefa
Koreografia: Donald Martini
Identiteti vizual: Vincenzo Giannattasio

Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 10, 11, 12, 13, 17, 18, 19, 20, ora 19:00 në Teatrin Metropol.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).