Qendra Muzeore Durrës promovon librin “Kullat e Sahatit në Shqipëri”

13 Janar, 17:00, Qendra Muzeore Durrës

Më datë 13 janar, në orën 17:00, në ambientet e Qendrës Muzeore Durrës do të promovohet libri me titull “Kullat e Sahatit në Shqipëri” nga historiani, arkeologu restauratori dhe piktori Dritan Çoku.

Përveç librit, Qendra Muzeore Durrës do të shfaqë edhe një ekspozitë me punime grafike po nga Dritan Çoku mbi kullat e sahatit.