Ceremonia e 80-të e çmimeve Oscar do të mbahet në 4 mars 2018, por kandidaturat mbi filmin e huaj më të mirë janë bërë publike që tani.
Në këtë listë hyjnë disa prej filmave që janë cilësuar si ndër më të mirët nga kinematografia botërore. Në këtë kategori kanë qenë të propozuar edhe filmat shqip: “Dita zë fill”, me regji të Gentian Kocit dhe “T’padashtun” me regji të Edon Rizvanollit, por duket se nuk ia kanë dalë të ishin pjesë e kësaj liste.
Konkretisht lista përbëhet nga 9 filma:
“A Fantastic Woman” nga Sebastián Lelio – Kili;
“In the Fade” nga Fatih Akin – Gjermani;
“On Body and Soul” nga Ildikó Enyedi – Hungaria;
“Foxtrot” nga Samuel Maoz – Izraeli;
“The Insult” nga Ziad Doueiri – Libani;
“Loveless” nga Andrey Zvyagintsev – Rusi;
“Félicité” nga Alain Gomis – Senegal;
“The Wound” nga John Trengove – Afrikë;
“The Square” nga Ruben Östlund – Suedi.