Art & Kulturë

Nuk do ta besoni efektin magjik që larja e enëve shkakton në shëndetin tuaj!

Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Floridas ka dal në përfundimin se larja e enëve sjell qetësi mendore dhe rritje të nivelit të ndërgjegjësimit.

Këto dy aspekte ndikojnë në uljen e nivelit të stresit, përmirësojnë sistemin imunitar dhe rrisin nivelin e qetësisë shpirtërore.

Për të dalë në këto rezultate, është kryer një eksperiment, ku janë marrë në shqyrtim 51 studentë. Gjysmës prej tyre iu kërkua që teksa lanin enët, të fokusoheshin tek era e detergjentit, forma e pjatave, pra të ishin të qetë dhe më spiritualist. Ndërkohë, gjysma tjetër kishte si detyrë që të fokusohej te larja e enëve sa më shpejt që të ishte e mundur, pa u menduar gjatë.

Nga ky studim, personat nga grupi i parë raportuan se ndiheshin më të lehtësuar dhe ishin më pak të stresuar. Ndërkohë, nga pjestarët e grupit të dytë, nuk kishte asnjë ndryshim në gjendjen e tyre emocionale.

Pra, herën tjetër kur të jeni duke bërë punë shtëpie ose thjesht teksa shëtisni, jepini rëndësi mendimeve tuaja dhe mos e lini kohën tuaj të lirë të iki dëm. Ju garantojmë që do të ndiheni më të çliruar teksa jeni duke e bërë një punë me qetësi dhe pa e marrë me stres atë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).