Shkolla verore, që do mbahet në “American Wilson School” në Tetovë, është organizuar nga shoqata e psikologëve shqiptar të Maqedonisë “Vis Mentis” në bashkëpunim me “Institutin e analizës funksionale”.
Temat që do trajtohen janë:
– Trupi dhe segmentet
– Analiza funksionale
– Karakteri
– Formimi dhe funksioni
– Teknika Points and Positions
– Autizmi dhe bodyterapia
Mundësi pjesëmarrjeje kanë: profesionistë, studentë të psikologjisë, mjekësisë, ESR dhe punonjës social.