Trajnim Specializues në Nivelin e I-rë të EMDR
Gjatë trajnimit në EMDR Niveli I ° do të thelloheni në modelin e Përpunimit Adaptiv të Informacionit dhe në kërkimin që ka vlerësuar gjatë viteve të fundit baza shkencore e EMDR.
*Terapistët mësojnë të aplikojnë protokollin EMDR në 8 fazat e saj dhe të bëjnë një konceptualizim të rasteve të pacientëve të tyre, duke kuptuar se si ngjarjet traumatike dhe stresuese në jetën e tyre mund të kenë kontribuar në sikletin/vështirësinë që paraqesin kur vijnë në psikoterapi.
*Do të jepen strategji për të identifikuar këto ngjarje në historinë e tyre dhe lidhjen e tyre me simptoma, çrregullime apo çështje aktuale. Pasi bëhet identifikimi i ngjarjeve do të thellohet më tej se si duhet bërë një plan pune në përputhje me qëllimet e trajtimit EMDR.
Në fund të Trajnimit intensiv 3-ditor , pjesëmarrësit do të kenë njohuri, aftësi dhe shkathtësi për të aplikuar EMDR në praktikën e tyre klinike.
Trajnimi është i kufizuar për : Psikologe, Psikoterapiste, Mjeke, Psikiater, Neurologe, dhe Punonjës Social me pervojë pune, (studente te vitit te fundit, vetem me pervoje pune).
Pjesëmarrësve në trajnim do ti lëshohet një çertifikatë që autorizon aplikimin e saj në praktikën klinike dhe në hulumtime.
Instituti EMDR (USA) – EMDR Europe do të njohin për Shqipërinë vetëm kurset dhe trajnimet zyrtare e EMDR ALBANIA.
Trajnim Specializues në EMDR
Prev Post
Psikoterapia dhe trupi – Një
Next Post
Erotikrisht në kohën e shkruar-