Art & Kulturë

Forumi i grave frankofone : “Art dhe angazhim”

Forumi i grave frankofone : “Art dhe angazhim”
6 mars, ora 10:00 – Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Salla Argjiro

Si janë angazhuar artistët ose personalitetet publike që lëvrojnë në fushën e artit, të rinjtë krijues, në rrugëtimin e tyre artistik ose profesional në lidhje me gjendjen shoqërore të grave në Shqipëri? A trajtojnë artistët, meshkuj apo femra, mënyrat e rezistencës dhe a i japin artit funksionin emancipues të grave? Këto pyetje do të ushqejnë debatin e edicionit të katërt të Forumit të grave frankofone në Shqipëri!

Gjatë këtij forumi do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Gratë e shquara të Rumanisë”, i realizuar nga organizata joqeveritare Professional Women’s Network Romania (PWN).

Në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe, pa përkthim / Organizuar nga : Rrjeti i grave frankofone të Shqipërisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Ambasada e Francës, Ambasada e Rumanisë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).