Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri promovon Vëllimin e dytë të Revistës “Filozofikja” dhe Librat ”Të njohësh vetveten’ dhe “Filozofia si mënyrë jetese” ditën e Shtunë, më 23 Shtator në orën 19:00 tek ambientet e “Qendrës Rinore Tiranë”.
Pas suksesit të Volumit të parë, Botimet Akropoli i Ri sjellin në treg Volumin e dytë të revistës Filozofikja, revista e parë filozofike në gjuhën shqipe. Tema të reja nga Filozofia, Psikologjia, Parapsikologjia, Mitologjia e lashtë dhe moderne, Kuiz dhe shumë të tjera interesante.
Dy librat shkruhen nga profesoresha Delia Steinberg Guzman, njohëse e thellë e Historisë Botërore të Filozofisë dhe Artit, e cila me mjeshtëri sjell në letër dhe shpreh me fjalë bashkëkohore dhe të gjalla esencën e doktrinave të lashta filozofike që lindën qytetërimet e mëdha dhe filozofët e mençur.
Tek libri “Të njohësh vetveten”, autorja na udhëheq të intuitojmë me zemrën tonë kuptimin më të thellë të jetës dhe gjërave. Nxit lexuesin me ngrohtësi, në aventurën më të mrekullueshme që mund të kalojë një njeri. Aventurën e njohjes së Vetvetes, një rrugëtim që ka frymëzuar njerëzit-heronj të të gjitha kohrave, ata njerëz që kanë lënë shenja përgjatë rrugës që secili prej nesh të mund t’i shohë dhe të orientohet që ta bëjë këtë rrugë sa më shpejt dhe me sa më pak dhimbje. Kjo rrugë është vetë Jeta.
Tek libri “Filozofia si një mënyrë jetese”, paragraf pas paragrafi, ”dorë për dore” me autoren, mësojmë se çfarë do të thotë të jetojmë çdo ditë me Filozofinë, domethënë të jetojmë më mirë, më të kompletuar, në mënyrë më të mençur dhe më harmonike me veten tonë, me të tjerët dhe me mjedisin në të cilin jetojmë
Të interesuarit për të patur në duart e tyre revistën “Filozofikja” dhe librat ”Të njohësh vetveten’ dhe “Filozofia si mënyrë jetese, mund të paraqiten pranë Qendrës Rinore Tiranë, ditën e Shtunë, më datë 23.09.2017 në orën 19:00.
Pjesëmarrja është falas.