Art & Kulturë

Me dasht’ me dasht’ me dasht’ – Premiera në Gjakovë

Këtë të marte, me datë 5 shtator, duke filluar nga ora 20:00 kemi kënaqësinë të prezentojmë para jush premierën në Gjakovë të filmit -Me dasht’ me dasht’ me dasht’- të regjisorit Ilir Hasanaj, film ky fitues i Çmimit të Publikut në Dokufest 2017.

Ngjarja bazohet në një çift të ndarë rishtas që përpiqet të gjejë mënyrën për të punuar dhe jetuar bashkë në një projekt të performancës artistike (Baushtellë: Balkan Temple), me 30 artistë që udhëtojnë nëpër 3 shtete. Ata shoqërohen nga një adoleshent i humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta.

Prezent do të jetë dhe regjisori i filmit Ilir Hasanaj, Rina Kika, producente e filmit, dhe Edona Vatoci, aktore në këtë film, të cilëve mund të ju adresonipyetje. Mos e humbisni këtë super vepër filmike që rrallë herë kinematografia jonë ka prodhuar.

Audienca: Për të gjitha moshat.

Kohëzgjatja: 1h30min.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).