Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

“Red Sparrow” është një film aksion me një kast brilant aktorësh, si Jennifer Lawrence, Joel Edgerton, Mary-Louis Parker, etj dhe do të vijë premierë në kinematë Millenium, Imperial e Cineplexx më 1 mars.

Ky film tregon historinë e balerinës ruse Dominika Egorova, e cila është trajnuar kundra vullnetit të saj për të qenë pjesë e shërbimit sekret rus, ku mëson se si të përdorë trupin e saj si një armë. Por gjithçka do të shkojë keq, kur misioni i saj i parë merr nën shënjestër një agjent të CIA, duke kërcënuar kështu sigurinë e dy kombeve.

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, një nënë sfidon personalisht autoritetet lokale në zgjidhjen e vrasjes së vajzës së saj, pasi ata dështojnë në kapjen e fajtorit.

Nominuar për çmimin Oscar dhe fitues i disa trofeve, nuk duhet ta humbisni këtë film, i cili do të shfaqet në kinemanë Millenium e Imperial më 1 mars.

Për të gjithë fëmijët, në kinema vjen filmi i animuar “Maya The Bee: The Honey Games”, e cila do të shfaqet në kinematë Cineplexx e Imperial që prej datës 1 mars.

Filmi flet për bletën Maja, e cila në një moment entuziazmi turpëron aksidentalisht perandoreshën Buzztropoli dhë më pas i duhet të testojë veten, duke u bashkuar me një skuadër insektesh e vendos të konkurrojë në Lojërat e Mjaltit.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).