Art & Kulturë

Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

“Maze Runner: The Death Cure”, seria e tretë dhë njëkohësisht finalja e trilogjisë së famshme “Maze Runner”, do të jepet premierë në kinematë Imperial, Millenium dhe Cineplexx.

Filmi ndjek aventurat e Tomas (Dylan O’Brien), ku tani ai dhe gledërsit e tij gjenden në udhëtimin e tyre më të rrezikshëm, në momentin kur hyjnë në një qytet sekret të kontrolluar nga WCKD. Në këtë film aksion e plot aventura, nuk ka më rëndësi dalja nga labirinti, por hyrja në të.

Trailer:

“Tadeo Jones 2” seria e dytë e këtij filmi të animuar, rikthehet sërish në ekranin e madh. Këtë rradhë, eksploratori më i turpshëm nga të gjithë, Tad Jones, duhet të shpëtojë të dashurën e tij Sara nga një milioner, i cili është vënë në kërkim të varëses së Mbretit Midas.

Premiera e këtij filmi do të jepet më 25 janar tek kinema Imperial dhe Cineplexx.

Trailer:

“Den of Thieves” një film aksion, ku në rolet kryesore luajnë: Gerald Butler, Jordan Bridges, Evan Jones dhe Pablo Schreiber, do të shfaqet premierë në kinemanë Cineplexx, Imperial dhe Millenium më 25 janar.

Në këtë film, një njësi e elitës nga Departamenti i Sherifit të Los Angeles, vihet kundër një ekuipazhi të hajdutëve të suksesshëm, të cilët po planifikojnë një krim gati të pamundur: Plaçkitjen e Bankës Federale të qytetit.

Trailer:

Ndërkohë, në kinema po vazhdojnë të shfaqen filmat: “Molly’s Game”; “I, Tonya”; “Insidious 4”; “Ferdinand”; “”Jumanji: Welcome To The Jungle”; “Marrowbone”; “The Greatest Showman”.

 

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).