Art & Kulturë

Programi i filmave në kinema për këtë javë në Tiranë

Me Charlize Theron, Amanda Seyfried dhe Joel Edgerton, “Gringo” vjen premierë në kinematë Imperial, Millenium dhe Cineplexx më 29 mars.

Ky film është një komedi e zezë që ndërthur aksionin dhe intrigën, teksa tregon historinë e luftës për mbijetesë të biznesmenit Harold Soyinka, i cili kthehet nga një qytetar që respekton ligjin, në një kriminel në kërkim.

“Ready Player One” është filmi më i fundit i regjisorit të famshëm Steven Spielberg, i cili do të mbërrijë në kinematë e kryeqytetit më 29 mars.

Spielberg nuk zhgënjen edhe këtë herë! “Ready Player One” do t’ju çojë në një aventurë të paimagjinueshme: Krijuesi i botës virtuale “Oasis” ndërron jetë dhe menjëherë pas vdekjes së tij, publikohet një video ku ai sfidon të gjithë përdoruesit e kësaj bote virtuale që të gjejnë vezën e tij të pashkëve. Triumfuesi do të ketë edhe një çmim fitues. Personazhi kryesor i filmit, Wade Watts, gjen rastësisht të dhënën e parë dhe aty do të nisi kërkimin për vezën e pashkëve.

“You Were Never Really Here”, tregon historinë e një veterani lufte, Joe, i cili ka si profesion gjetjen e vajzave të zhdukura. Megjithatë, kur një punë i del jashtë kontrollit, ëndrrat më të këqija të Joe bëhen realitet. Ai niset në një rrugëtim që mund ta çojë drejt vdekjes ose në rizgjimin e temperamentit të tij të egër dhe traumave që ka kaluar gjatë shërbimit në luftë.

Ky film do të shfaqet që prej datës 29 mars në kinemanë Imperial.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).