“Fifty Shades Freed”, seria e fundit e trilogjisë së famshme “Fifty Shades” do të dali premierë më 8 shkurt në kinematë Millenium, Imperial e Cineplexx.
Filmi do të vazhdojë të trajtojë historinë e Anastasia Steele dhe burrit të saj Christian Grey, ku Steel duhet jo vetëm të përshtatet me jetën e saj të re si e martuar, por edhe me jetën luksoze dhe natyrën poseduese të bashkëshortit të saj.
“12 Strong” tregon historinë e ekipit të parë të Forcave Speciale që vendoset në Afganistan pas sulmit të 11 shtatorit. Nën drejtimin e një kapiteni të ri, ekipit do t’i duhet të punojë me një kryekomandant afgan për të mundur Talibanët.
Ky film do të shfaqet premierë më 8 shkurt në sallat e kinemasë Imperial, Cineplexx e Millenium.
Ndërkohë, në kinema po vazhdojnë të shfaqen filmat: “Maze Runner: The Death Cure”; “All The Money In The World”; “Gnome Alone”; “Den of Thieves”; “Downsizing”; “Insidious: The Last Key”.