Art & Kulturë

“Prishtina Theater International Festival” – Thirrje për aplikim

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove PTIF (Prishtina Theater International Festival), ka shpallur të hapur thirrjen për aplikim për të gjitha kompanitë teatrore të interesuara për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Festivalit PTIF, që do të mbahet në fillim të muajit tetor 2018, në Prishtinë.

Ky festival organizohet nga Kolegji AAB dhe Teatri AAB “Faruk Begolli”, në Prishtinë. Gjatë edicionit të parë që u mbajt në vitin 2017, në të morën pjesë trupa teatrale nga Irani, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Shqipëria e Italia.

Përveç programit garues, në PTIF u zhvilluan edhe aktivitete të tjera argëtuese të organizuara nga Kolegji AAB, ku morën pjesë studentë dhe njerëz të artit.

Trupat e interesuar për aplikim, duhet të dërgojnë një shprehje interesi për aplikim, në adresën: [email protected], ku duhet të dërgojnë specifikat e shfaqjes, si: institucioni (teatri), autori i tekstit, ansambli i shfaqjes, regjisori, skenografia, etj.

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 30 mars 2018.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).