Art & Kulturë

Princi i vogël – Klubi i Librit Akropoli i Ri 24

Qendra Kulturore dhe Filozofike Akropoli i Ri, në kuadër të sektorit të Filozofisë, organizon më datë 16 Shtator Klubin e Librit 24. Në këtë takim do të analizohet vepra “Princi i Vogël”, nga autori Antoine de Saint-Exupèry.

Libri “Princi I Vogël” është publikuar për herë të parë në vitin 1943 si një novelë e një aristokrati francez që ishte gjithashtu shkrimtar, Antoine de Saint-Exupèry. Kjo vepër ka më shumë se 200 milion libra të shitur në të gjithë botën dhe është përkthyer në 300 gjuhë zyrtare.
Ka shumë pak histori që janë kaq gjerësisht të lexueshme dhe të vlerësuara po njësoj si nga fëmijët dhe nga të rriturit, dhe Princi i Vogël është një prej tyre. Në trajtimin e kësaj vepre do të na jepet mundësia të mësojmë historinë e takimit të një të rrituri me fëmijën e tij brendësor, me princin e tij. Princi i vogël e nisi udhëtimin e tij nga një asteroid, la trëndafilin e tij vetëm dhe u nis të zbulonte botën. Përpara se të vinte në Tokë ai vizitoi shumë planete të tjerë, ku banues ishin njerëz që mishëronin veset më të këqija të njerëzimit.
Princi i vogël, me ndihmën e dhelprës dhe trëndafilit, që i japin atij mençurinë, idenë mbi çfarë është dhe nuk është e rëndësishme, fillon dhe bën pyetjet që gjithmonë kanë qenë më mendjen e të rriturve, por edhe ato që kurrë më parë nuk janë pyetur.

Nëse jeni të interesuar për një udhëtim imagjinar të tillë mund të paraqiteni pranë Qendrës sonë, ditën e Diel, më datë 16.09.2018 në orën 19:00.

Pjesëmarrja është falas.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).