Art & Kulturë

“Princesha mbi bizele” ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave

Këtë fundjavë të gjithë vogëlushët do të kenë mundësinë që të ndjekin shfaqjen “Princesha mbi bizele”.

Kjo përrallë mjaft e njohur e autorit Hans Kristian Andersen, do të ngjitet në këtë skenë më 17 dhe 18 mars.

Me regji nga Albana Kozeli, do të interpretojnë aktorët: Jorida Meta, Donika Ramallari, Sokol Myzeqari, Aleksandër Grami, Elidon Alika dhe Kliti Roshi.

Mos e humbisni, të shtunën dhe të dielën, ora 10:30 & 11:30 për të dyja ditët!

No automatic alt text available.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).