Good American do të lançojë linjën e saj për rrobat e shtatzanisë të quajtur “Good Mama” këtë të enjte, më 15 mars.
Vet Khloe Kardashian, bashkëthemeluesja e xhinseve “Good American” e ka bërë publike këtë lajm, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram.
“@goodamerican #GoodMama lançohet të enjten 3.15.2018”, është shprehur ylli i serialit KUWTK, ku ka bashkangjitur edhe një foto të sajën me këto xhinse.
https://www.instagram.com/p/BgPe5qhBu8A/?hl=en&taken-by=khloekardashian
Khloe ka deklaruar se e ka filluar dizenjimin e kësaj linje që në stinën e verës, para se të ishte shtatzanë, duke e quajtur këtë rastësi si “punët e Zotit”.
Sipas saj, këto xhinse jo vetëm që janë shumë të bukura, por janë edhe mjaft të rehatshme. “Unë i kam provuar vet dhe si një person që nuk ka veshur kurrë më parë xhinse për gratë shtatzana, jam shumë e emocionuar”.