Premierë “Uji që Vret” në Teatrin e Korçës

Shfaqja “Uji që Vret” do të jepet premierë në Teatrin e Korçës “Andon Zako Ҫajupi” më 2 shkurt, ora 19:00 dhe do të shfaqet edhe në ditët në vazhdim.

Nga autori John Biguenet, kjo vepër vjen në skenë nën regjinë e Arben Kumbaro. Në interpretimin e roleve kryesorë vijnë aktorët Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko.

Gjërat që të trembin paditurinë kur je i vogël, vetëm sa të trishtojnë kur kalon koha…”

Kjo është një vepër e veçantë. Një shfaqje me situatat më të papritura, që vjen me gjithë ngrohtësinë, trishtimin dhe shpirtin e njeriut, të interpretuara mjeshtërisht nga aktorët dhe që përcjell një mesazh të fortë.

Askush nuk harron asgjë, asnjëherë, por të zgjedhësh se çfarë të kujtosh- kjo është një gjë qe ne mund të bëjmë”.

Trailer:

https://www.facebook.com/pirro.gjata/videos/10213838583471634/

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).