Pranvera ka ardhur dhe bashkë me të edhe ngjyrat. Në Muzeun Historik Kombëtar vjen ekspozita e dhjetë e përvitshme “PranverArt 10”. Ekspozita do të inaugurohet ditën e hënë më datë 15 prill në orën 18:00 te salla e ekspozitave. Dhe do të mbyllet më 24 prill.
Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, në këtë ekspozitë do të shohim një mori veprash nëpërmjet të cilave artistët kërkojnë të flasin me ne, për të përcjellë mesazhet prej të cilat këto vepra kanë lindur. Secili prej nesh do të gjejë një copës histori nga jeta e tij, nga përjetimet e tij në këto vepra arti që ju presin në Muzeun Historik Kombëtar.
Artistët pjesëmarrës janë si më poshtë.