Art & Kulturë

Po flet Valbona!

TOKA ju fton te na Bashkoheni!
Te marten 22 Maj
Ne Destil Hostel Bar, duke filluar nga 19:00
Per:
PoFletValbona Po Feston
Ndal ndertimit te HEC-eve ne Parkun Kombetar te Lugines se Valbones
Nje rast per te festuar, bashkerenduar, bashkepunuar dhe ecur perparaelebrate, Coordinate, and Collaborate, Moving Forward
Programi:
– Shfaqja e versionit anglisht te ciklit Elementi i Peste “Biznesi qe po rremben lumenjte” me pranine e gazetarit investigativ Artan Rama.
– Me shume informacion mbi fushaten “PoFletValbona” te lancuar ne 10 Maj 2018
– Materiale promovuese per te gjithe, firmosja e peticionit
– Informacion mbi eventin e ardhshem ne 24 May “Une Jam Valbona” instalacion artistik ne sheshin Skenderbej
– Zbavitje dhe argetim!

Kemi deshire t´ju ftojme te na bashkoheni te marten 22 Maj nga ora 19:00 tek Destil Hostel Bar, per eventin qe do te sjelle se bashku mbeshtetesit e fushates per te ndalur zhvillimin e HEC-eve ne Parkun Kombetar te Lugines se Valbones. Do te fillojme me shfaqjen e dokumentarit te ciklit Elementi i Peste “Biznesi qe po rremben lumenjte” mbi rrezikun qe i kanoset Parkut Kombetar me pranine e gazetarit investigativ Artan Rama.
Sa here mbrojme natyren, ne mbrojme jeten tone. Kur shfrytezojme token ne menyre te shfrenuar, nuk shkaterrojme ate, por jeten! Disa mendojne se jemi te varfer dhe keshtu, perdorimi i burimeve natyrore eshte rruga drejt zhvillimit, drejt begatise. Por, a mund te pasurohemi, nese i varferojme keto burime?!

Kjo eshte motoja e gazetareve te nismes “Elementi i peste” te cilet kane prodhuar nje seri dokumentaresh hulumtues, ku premisa kryesore eshte: Si mund ta permiresojme menyren se si po zhvillohet Shqiperia?

Ne 21 Dhjetor 2017 TVSH ka transmetuar dokumentarin e mbeshtetur financiarisht nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine i cili zbulonte disa zhvillime ne Veriun e Shqiperise. Dokumentari fillon me lumin ne Gryken e Vaneve jashte Kukesit, ku jane ndertuar 10 HEC-e. Pertej premtimeve bere banoreve, HEC-et nuk kane sjall asnje perfitim, punesim apo infrastrukture te permiresuar per vendasit, por kane shkaterruar mjedisin, dhe ekosistemin e lumit. Qe aty, skuadra shkon ne Zogaj, ne zonen e Hasit, ku minierat e kromit kane prodhuar po aq efekte katastrofike ne mjedis dhe komunitetin vendas. Pas ketij prezantimi, skuadra zhvendoset ne Parkun Kombetar te Lugines se Valbones, fokusi kryesor i dokumentarit, ku interviston banoret si edhe zhvilluesit e projektit, per te pasur nje panorame te qarte te asaj qe po ndodh me HEC-et aktualisht nen ndertim.

Vlera e ketij dokumentari ishte aq e madhe sa ne te TOKA-s menduam se duhej perkthyer ne anglisht, per te percuar kete mesazh kaq te fuqishem ne arenen nderkombetare, per te treguar luften e Valbones kundra zhvillimit te paqendrueshem per here te pare ne nje audience te huaj. Faleminderit mbeshtetjes se Leviz Albania dhe Fondit te Zhvillimit Zvicerian, ne realizuam kete projekt ne Mars, dhe kemi kenaqesi t´ju ftojme ne shfaqjen e pare publike te ketij dokumentari. Ne po mundohemi te arrijme komunitetin nderkombetar te gazetareve ne Shqiperi, duke shpresuar qe do t´i bashkoheni entuziazmit tone per kete dokumentar, per ta percuar mesazhin edhe jashte Shqiperise, per te perhapur mbeshtetjen rreth kesaj kauze, me qellimin final per te mbrojtur Valbonen.

Kjo eshte nje mundesi e mire edhe per tu takuar, pse jo edhe per te festuar! Ne do te perdorim kete rast per te festuar 10 Majin si diten e lancimit te fushates “PoFletValbona”, te shenjuar nga shperndarja e billbordeve neper Tirane (gjithashtu e financuar nga Leviz Albania). Kemi gjithashtu edhe materiale informative, mundesine per te firmosur live peticionin e ri te fushates, dhe shume mundesi te reja per te dhene energjine tuaj ne fushata te reja dhe interesante!

Gjithashtu, kjo do te jete nje menyre per tu takuar, diskutuar, e shkembyer mendime me mbeshtetesit e aktivistet mbi sfidat qe po has fushata per Valbonen!
Se fundmi, kemi kenaqesine te ndajme me ju eventin e ardhshem artistik “Une Jam Valbona” te dates 24 Maj ne sheshin Skenderbej ku lumi i Valbones do te dergjet simbolikisht ne shesh per te protestuar kunder shkaterrimit te Parkut Kombetar.
Mos mungoni! Te bashkohemi per te qene me te forte!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).