Art & Kulturë

Po afron! Më 22 prill Panairi i Kafshëve Shtëpiake

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë rikthejnë sërisht për miqtë e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm, “PET FAIR – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”.

“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktiv në çështjet e mirëqënies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet kaq unik dhe interesant, jo vetëm edukues dhe informativ por edhe festiv.
Ju presim!
Nëse keni sygjerime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: [email protected]
Nëse dëshironi të vullnetarizoni në realizimin e Pet Fair Albania aplikoni dhe bëhuni pjesë e Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik në linkun: https://goo.gl/forms/4bVlv2TDQgd9r9Pa2

Sëshpejti do publikohen detajet e mëtejshme të panairit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).