Art & Kulturë

Bujar Asqeriu me më shumë se 100 role

Teatër – “Dorë e fuqishme”Dramë e shkruar nga Hiqmet MecajRegjisor – Besnik AliajPiktor – Sabaudin XhaferrajNë rolet kryesore – Albert Verria, Bujar Asqeriu, Gjergji Risilia, Jorgaq Tushe, Afërdita Tushe, Arqile Nasho, Resmie Ruci, K. Mihali, E. Kisi etj.Roli që e bëri të famshëm – “AvNi Rustemi’Më 1985, Bujar Asqeriu për rolin e Avni Rustemitnë filmin “Një emër midis njerëzve”Revista “Skena dhe Ekrani”

“Prisja me padurim mendimet e shokëve për kinoprovën e dytë, që kisha bërë për figurën e Avni Rustemit në filmin artistik “Një emër midis njerëzve” dhe ngaqë nuk po më jepnin përgjigje mendova se do të kishte diskutime e debate të shumta, nga që për këtë rol kishin bërë shumë kinoprova edhe nga aktorë të tjerë…U çlirova nga ky ankth kur kolegët e teatrit tonë të Vlorës më dhanë të parët lajmin se Avniu m’u besua mua për ta interpretuar. Mbaj mend se dosjen që mbaja ndër duar e hodha në ajër dhe sytë m’u lëngëzuan. Ky gëzim, këto emocione do të më shoqëronin gjatë gjithë punës për realizimin e kësaj figure, që për mua, deri tani, ka mbetur më i dashur.

Pranë teatrit tonë në Vlorë, është një lulishte e bukur. Në mes të luleve shumëngjyrëshe është edhe Varri edhe Busti i Avni Rustemit….
U ula karshi bustit. Shikoja fytyrën, sytë, flokët, “shikoja”revolverin në duart e tij që shtriu përdhe pashanë e zi. Shikoja përsëri sytë e Avniut dhe thashë me vete këtë monolog. “Avni, unë do të flas me gojën tënde, Do të flas me zemrën dhe shpirtin tënd!” M’u duk sikur Avniu m’u përgjigj ; “Do të flasësh me zemrën dhe shpirtin e popullit! Do të flasësh me historinë dhe biografinë e tij nëpërmjet gojës sime”. Me këto emocione dhe mbresa u nisa për në Tiranë…Studiova me vëmendje skenarin e Natasha Lakos, i cili ishte shkruar me frymë lirike dhe poetike. Në kohën që studioja skenarin kisha lexuar romanin e Skifter Këlliçit “Atentat në Paris”. Monografinë e Avni Rustemit, shkruar nga Lefter Dilo, dhe një libër me dokumente e materiale për Avni Rustemin nuk i hiqja nga duart. …

Në kohën kur bënim provat e kostumeve dhe të grimit diskutonim shpesh me regjisorin Muharrem Fejzo dhe skenaristen Natasha Lako. Më shqetësonte shumë individualizimi i figurës artistike, që do të krijoja… Ana tjetër e figurës ishte edhe plastika. Duke pyetur mësova që patrioti Ibrahim Shyti në disa kujtime të tij për Avni Rustemin midis të tjerave, shkruante se Avniu vinte i imët dhe i pakët nga trupi, kishte një të ecur të shkathët e të zhdërvjelltë, njërën dorë, kur ecte, e mbante zakonisht prapa dhe kur donte të të mbushte mendjen për diçka e lëvizte shpesh gishtin tregues…, Dhe pikërisht xhirimet do të fillonin me një nga episode më të rëndësishme e më të vështirë për mua. Atë natë bëra një gjumë shumë të keq, nga që mendoja për të nesërmen. Dhe e nesërmja erdhi.

Shkova në kinostudio dhe pasi vesha kostumin, bëra grimin, hodha krahëve xhakën karakteristike të Avniut, u nisa në atelie, ku ishte ngritur dekori i ndërtesës së parlamentit. Mbi 100 figurantë, përveç aktorëve që merrnin pjesë në këtë skenë, kishin mbushur sallën. Të gjithë më shikonin si Avni. Kjo më emocionoi shumë. Ndjeja se kisha mbingarkesë emocionale dhe në dublat e xhirruar rezultati ishte i dobët. Të gjithë u shqetësuan. Muharremi më vinte pranë dhe më qetësonte, më këshillonte duke më mobilizuar. Fytyra më mbushej me bulëza djerse. E kuptoja se nuk isha mirë, nuk isha i qetë, megjithatë këmbëngulja. …Të nesërmen rixhirova episodin dhe kur mbarova të gjithë shokët e grupit të filmit më përgëzuan. Kujtoj një fakt shumë kuptimplotë.

Një mëngjes, kur po bëhesha gati për të filluar xhirimet një shok veteran më afrohet dhe duke nxjerrë nga rrjeta një termus, më thotë ; “Merre, të kam sjellë pak çaj të ngrohtë”. “Po pse je munduar?”, i them i prekur nga përkujdesja e tij. “Të bën mirë, ta bën zërin më të fortë, më të pastër! Je dhe mysafir në Tiranë”… Ishim me xhirime në Vlorë. Një ditë mbasi mbaruam xhirimet, u ula me një shokun tim në një klub për të pirë kafe. Në një nga tavolinat ishte ulur një i moshuar, që na ftoi në tavolinën e tij. Në bisedë e sipër (ai e dinte që po xhirohej në Vlorë një film për Avni Rustemin ) merr vesh se figurën e Avniut e interpretoja unë. “Ashtu… – tha, duke më shikuar me vëmendje. – Dalç faqebardhë mor bir!”. Si heshti ca i menduar, m’u drejtua ;- Unë e kam parë Avni Rustemin me këta sy. Ishim në shkollë fillore, atëherë kur Avniu erdhi nga Parisi.

Të gjithë ne nxënësit me tufa lulesh ndër duar, së bashku me popullin, shkuam dhe e pritëm në Skelë. Thërritnim të gjithë: Rroftë Shqipëria! Rroftë Avni Rustemi! E pashë nga afër Avni Rustemin tek kalonte në mes të njerëzve dhe përshëndeste. Dukej që ishte i lodhur nga rruga, por sytë i vetëtitinin. Të nesërmen ne ishim në mësim, në shkollë, kur hapet dera e klasës sonë. Dhe kush e hapi thua ti? Avni Rustemi me mësuesin tonë dhe një të bashkisë. Ne u ngritëm të gjithë në këmbë dhe filluam të thërrisnim: Avni Rustemi! Avni Rustemi! Pasi na përshëndeti, Avniu na u drejtua ; “U interesova për ju dhe m’u bë qejfi që po mësoni mirë”. Pastaj u ul në vendin e mësuesit dhe na pyeti; “Po mirë, juve ku më njihni?” “Të njohim, të njohim, ne ishim dje në skelë dhe të pritëm, kur erdhe me anije” – iu përgjigjëm si në kor. “Po pse ku isha unë?” na u drejtua përsëri si mësues. Dhe vazhdoi kështu një dialog mësues-nxënës: – Në Paris – iu përgjigjëm njëherësh – Po mirë, përse isha unë në Paris? Na pyeti përsëri Avniu, i qetë dhe me dy duart e vendosura mbi tavolinë.

Pasi i thamë të gjithë me një gojë “Vrave tradhtarin e popullit Esat Pashën”, ai u ngrit në këmbë, sytë i shkrepëtinë, flokët iu ngritën përpjetë, dhe na tha ; “Po, unë isha në Paris dhe vrava tradhtarin dhe ju që jeni e ardhmja e Shqipërisë kështu do t’i vrisni të gjithë tradhtarët e popullit”…Puna për realizimin e figurës së Avni Rustemit, gjithashtu, më shtoi forcat dhe më rriti besimin si artist i ri, që kam mundësi të jap më shumë në të ardhmen”.
Mars – 1989 , Teatri – “Ariu”Dramë – A. ÇehovRegjisor – Fabit BeqiriAktort – Bujar Asqeriu ( Lluka ), Atiqet Bendo ( Elena Mihajlloviç ), Kastriot Çollaku ( Ariu ).

Shfaqja u dha n hollin e teatrit si një risi e re në teatrin e Vlorës. I thjeshtë në dukje, i vështirë në marrjen përsipër, por edhe befasues e mbresëlënës ishte Lluka-shërbëtori, i Bujar Asqeriut. Me peshë në tekst e përgjegjësi në lojë ishte “Ariu” i Kastriot Çollakut, siç mund të themi dhe për gjerësinë e figurës së Helenës, që na gëzoi me interpretim të gjetur, aktorja Atiqet Bendo.
Nëntor 1989 , teatri – “Përsëri Zylo”Shkruar nga Ferdinand Hysi sias motiveve të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit.Regjisor – Besnik AliajSkenografi – Sabaudin XhaferriNë rolet kryesore – Albert Verria, Bujar Asqeriu, Eli Veizi etj.Më 1989 , nderohet me titullin “Artist i Merituar”

Në kuadër të 45-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, marrin titullin katër artistë të Vlorës. Një ndër ta do të ishte dhe aktori i teatrit të Vlorës, Bujar Asqeriu. Deri në atë vit, trupa e teatrit kishte dy artistë të merituar e një Artist të Popullit, që ishte Albert Verria.Trupa e teatrit profesionist ishte me individualitete të spikatura në fushën e interpretimit aktorial si Liza Laska, Albert Verria, Adem Gjyzeli, Kristaq Skrami, Kastriot Çollaku, Hatiqet Bendo, Vasillaq Godo etj. Në mesin e këtyre interpretuesve të talentuar e me përvojë, jo vetëm në skenën e teatrit të Vlorës, por edhe me role të suksesshme në filmat shqiptarë si Albert Verria, Liza Laska, Adem Gjyzeli, do të rritej artistikisht edhe Bujar Asqeriu

“Bujari është gjithmonë i pranishëm në skenë dhe në ekran, në mbrëmjet e fjalës artistike, në koncerte festive. Dhe, kudo të imponohet me interpretimin e ngrohtë, realist, njerëzor si, te teledrama që shfaqi televizioni kohët e fundit, “Inxhinieri i minierës”, duke zbuluar botën e brendshme të personazhit, duke krijuar lidhje intime me telespektatorin. Dhjetë vjet punë e ethshme në skenë e në ekran dhe, ja vlerësimi i lartë, në një moshë relativisht të re.

Ç’mendim keni për ecurinë e teatrit të qytetit?Niveli i aktorëve nuk e përligj gjendjen reale të teatrit. Kemi aktorë shumë të mirë. Mungon disi drejtimi artistik. Kanë provuar disa regjisorë, por nuk po spikat asnjë siç duhet.Cili nga regjisorët ju shërbeu si model në punën tuaj krijuese e interpretative?Disa, por nuk mund ta harroj Piro Savën. Isha i ri kur punonte me mua. Në shkollën e lartë dhe tani në jetë shpesh ballafaqohem me kërkesat e tij. Ishte artist, me kulturë, punëtor i palodhur.(Gazeta “Zëri i Vlorës” – 17 dhjetor 1989)Deri në ditët e sotme…Edhe pas vitit 1990, me ndryshimin e sistemit, edhe pse teatri ashtu si fusha të tjera të jetës pati tronditjet e kohës, Bujar Asqeriu vazhdoi me të njëjtën dëshirë e energji për të luajtur në teatër e në film.

Pas nderimit me titullin “Artist i Merituar”, aktori do të luajë të tjera shfaqje në teatrin e Vlorës, ku përmenden:Prill – 1990, teatër – “Kristali blu”Autor i dramës – Mihallaq QilleriRegjisor – Besnik AliajSkenografia – Sabaudin XhaferriNdiçimi – Ëngjëll Haçko, Realizuesin e dekorit – Ovanez Rrapi
Në rolet kryesore – Liza Laska (Artiste e Merituar), Bujar Asqeriu (Artist i Merituar), Ritvana Kristofori, Spiro Petromilo, Gjinovefa Redhi, Kristaq Skrami etj.

Shfaqja pati sukses dhe u ndoq nga një numër i madh spektatorësh, edhe pse kishte kohë që në teatër thuhej se nuk ka drama, nuk ka regjisorë apo edhe se spektatori tërhiqet më shumë nga komedia e Estrada. Ndërkohë në shfaqjen e “I pafati”, Bujar Asqeriu do të provojë edhe regjisurën, duke qenë regjisori i vendosjes së kësaj pjese në teatrin e Vlorës. Në vitin 1999 ai do të afrohet në Teatrin Kombëtar, si një përzgjedhje për lojën e bukur aktoriale dhe përvojën që kishte fituar si në teatër ashtu dhe në kinematografinë shqiptare.

Bujar Asqeriu numëron më shumë se 100 role, nga të cilat 30 role i ka në kinematografi dhe më shumë se 70 në teatër, duke mos reshtur së luajturi dhe lënë mbresa në Teatrin Kombëtar për interpretimet e tij të një niveli të lartë, të cilat mirëpriten nga artdashësi shqiptar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).