Art & Kulturë

Pikturat e fundit mbi Shqipërinë që u zbuluan nga Robert Elsie

Robert Elsie nuk është vetëm albanologu dhe studiuesi i letërsisë por dhe hulumtuesi, kërkuesi. Një meritë të veçantë kanë edhe zbulimet e tij në lidhje me Shqipërinë. Në faqen e tij në Facebook ai publikonte shpesh tablo me temë shqiptare. Ja disa prej tyre që ai i ka publikuar kohët e fundit të jetës. Një pikturë me temë shqiptare nga Sër Dejvid Uillki.

Në vitin 1840, Uillki udhëtoi në Egjipt ku kishte rast të takonte dhe të pikturonte sunduesin e vendit, Mehmet Ali Pasha, khedivin (nënmbretin) e Egjiptit dhe të Sudanit. Mehmet Ali (1769-1849), djali i një tregtari çam të duhanit në Kavalla të Greqisë, u bashkua me një kontingjent mercenarësh shqiptarë të cilët u dërguan në Egjipt në vitin 1801, dhe mori pushtetin aty. Piktura ruhet në galerinë Tate Britain në Londër.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).