“Realizmi Socialist Shqiptar”, tashmë mund të shihet në një katalog, botim i bazuar në veprat që ruhen në fondin e GKA, por jo vetëm. Botimi është një bashkëpunim me studiuesin Ermir Hoxha i cili është autor i teksteve me Galerinë Kombëtare të Arteve.
“Realizmi Socialist Shqiptar” është një këndvështrim studimor dhe analitik mbi këtë fenomen të artit figurativ shqiptar. Katalogu është i pari i cili përshin një spektër kaq të gjerë të veprave të realizuara në periudhën 1945 -1990. “Ky katalog është shumë i rëndësishëm për Galerinë Kombëtare pasi dokumenton memorion dhe vlerat që mbart e ruan ky institucion. Ndryshe nga ekspozitat, të cilat janë të përkohshme, katalogët mbeten dhe mund të shfrytëzohen nga kushdo vazhdimisht”, u shpreh Drejtori I Galerisë Kombëtare të Arteve Artan Shabani gjatë prezantimit të këtij katalogu.