Art & Kulturë

Piktorja Laureta Vinca Mulliqi, përmes një ekspozite prezantoi në Vjenë gruan kosovare

Në pallatin Schloss Potzneusiedl në Vjenë është mbajtur ekspozita personale e piktores kosovare Laureta Vinca Mulliqi. Përmes 20 portreteve, Vinca Mulliqi paraqiti gruan, dhimbjen dhe shpresën, si dhe kujtimet e emocionet e saja.

Kuratori i ekspozitës dhe organizatori Johann Gunther, vlerësoi lart jetën dhe veprën e Vinca Mulliqit. Po ashtu, artisti dhe Prof. Ing. Peter Kotauczek e krahasoi atë me piktorin e njohur Modigliani: “Një kontakt me Modiglianin. Ashtu u ndjeva kur pashë pikturat e Laureta Vinca Mulliqit. Kjo ishte ndjenja ime spontane, Modigliani pra. Fryma e tij ishte shtrirë në veprat e ekspozuara të artistes”, u shpreh ai në një fjalim të veçantë. Punën e piktores kosovare e lavdëroi edhe konsulli nderi Ing. Gerhard Egerman i cili përveç fjalimit, kontribuoi duke shtruar drekë për këtë aktivitet për të gjithë të pranishmit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).