Art & Kulturë

Piktori Findiku ekspozitë me 39 peizazhe

Piktori Jovan Findiku ka sjellë këto ditë në Galerinë e Arteve pamore “Nikolet Vasia” në Durrës një seri me peizazhe nga qyteti bregdetar dhe rrethinat e tij, si dhe përshtypje nga qytete të tjera të vendit tonë dhe vendeve fqinje.

39 tablotë e autorit 61-vjeçar kanë tërhequr vëmendjen e publikut, që bashkë me cilësitë profesionale të veprave ka vlerësuar edhe paraqitjen e tyre me shpjegimet përkatëse.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe këtë javë

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).