Art & Kulturë

Piknik tek Ujevara e Sotires

Ujevara e Sotires me nje nga perlat e natyres shqiptare Ju ftojme te bashkoheni per te kaluar nje te diele shumengjyreshe , prane pamjes se mrekullueshme qe dhuron Ujevara .

Ndalesa e Pare eshte ne Qytetin e Gramshit dhe me pas do te vazhdoje udhetimi me automjete deri ne Fshatin Sotire 16 km nga Gramshi. Ujevarat e Sotires jane nje nga perlat e natyres , ato ndodhen rreze Malit te Tomorrit. Emri i Ujevarave te Sotires e ka marr nga fshati me te njejtin emer ku edhe ndodhet ujvara. Keto Ujevara vizitohen cdo vit nga turiste te ndryshem nga vendi dhe bota dhe eshte kthyer ne nje destinacion te rendesishem turistik ! Jane disa ujevara qe dalin nga shkembinjte dhe rrjedhin duke krijuar nje pamje magjepse ! Ujevarat jane rreth 100 m te larta . Pamja magjepese vjen dhe nga fakti qe ujevaren mund ta shohesh lehtesisht nga lendina perballe saj(, duke qene se kjo lendine eshte rreth 70 m larg Ujevares dhe ne lartesi nga tabani i Ujevares rreth 50 m. Gjate rruges nga Fshati Sotire deri tek Ujvara do na shoqeroje here pas here dhe Perroi i Sotires, qe krijohet nga nga keto ujvara. Çfare duhet te keni kujdes gjate aktivitetit :
Ju duhet te respektoni udhezimet e drejtuesve te grupeve !
Nuk duhet te hidhni ne toke mbeturina gjate udhetimit dhe ushtrimit te aktivitetit !

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).