E diela e ardhshme do të jetë e mbushur me aventurë, për të gjithë ata që do të zgjedhin t’i bashkohen grupimit rinor “Bicycle Durrës”. Rruga për në rezervuarin e Maskurisë, ose i njohur edhe si “Liqeni i Durrësit”, kalon nga asfalti në kodër, për të pushuar dhe t’u argëtuar më pas nën hijet e pemëve që rrethojnë rezervuarin me shumë degëzime ujore.
Nisja do të bëhet përpara teatrit “Aleksandër Moisiu”, në orën 07:30, me datë 27.08.2017
Itinerari do të jetë: Teatri “Aleksandër Moisiu” – Rruga e Plazhit – Shkallnur – Rezervuari i Maskurisë.
Mos harroni të merrni me vetë shumë ujë dhe ushqim!!!
Ah…edhe miqtë!!!
Më 27 gusht në Durrës. Mos e humbisni!