Art & Kulturë

Pianisti rus Michael Kovaleff hap edicionin e IX të Pianodrom

11 Nëntor, 19:00, Salla Tonin Harapi, Liceu Artistik

Mbrëmjen e 11 nëntorit do të hapë siparin edicioni i nëntë i Pianodrom. Festivalin do ta çelë pianisti i njohur rus Michael Kovaleff i cili do të performojë pjesë nga Chopinm Liszt, Babadjanian etj. Shfaqja nis në 19:00, në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik. Hyrja është e lirë për publikun.

Festivali, i cili do të zgjasë deri më 27 dhjetor, përbëhet nga 16 produksione nga të cilat dhjetë do të mbahen në Tiranë, dy në Moskë, një në Vjenë, dy në Prishtinë dhe një në Donzdorf, Gjermani. Të gjitha shfaqjet e Tiranës do të mbahen në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik.

Profesor Aleksandër Peçi, president i Pianodrom, thotë se festivali është “më i madhi dhe më i rëndësishmi festival për muzikën klasike në Shqipëri, i cili në harkun kohor prej dy muajsh sjell për publikun gjashtëmbëdhjetë produksione koncertale, dhjetë në Shqipëri dhe gjashtë koncerte jashtë, dy masterclass-e dhe promocione të tre CD-ve, si dhe promocione të disa botimeve muzikore.”

Kalendarin e plotë të shfaqjeve e gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://www.facebook.com/Pianodrom/posts/4112543512184037?__cft__[0]=AZUN4UlHo27Ymf146HdddeybUbeHAVRuIuB84kUZUNUN8_1OgvPITqmMgmgS_gPvrkOI9lzlbIxP1X13V8A9RPAY19l_R-BKt2CToz3jGYNL5EUhlPGa63xpRINYq_8VHPQ1on1_OaQEvzFdu8KqTVtI&__tn__=%2CO%2CP-R

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).