Art & Kulturë

Panairi i Librit rikthehet në Pallatin e Kongreseve

17-21 Nëntor, Pallati i Kongreseve

Më datë 17 nëntor, Pallati i Kongreseve do të hapë dyert për të mirëpritur gjithë libradashësit në eventin e vitit. Panairi i Librit, edicioni i njëzetë e katërt, do të rikthehet në Pallatin e Kongreseve, si çdo edicion para tij, me përjashtim të panairit të vjetshëm. Si pasojë e situatës së krijuar në vend nga Covid-19, Panairi i vitit 2020 u mbajt online.

Panairi do të fillojë më 17 nëntor e do të zgjasë deri më datë 21.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë premton “promovime, biseda me shkrimtarë, përkthyes, lexues, workshope, seminare, diskutime, dhënie çmimesh e shumë të tjera.”

Pjesëmarrës do të jenë edhe botues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).