Art & Kulturë

Albania Dance Meeting – Takim i dyfishtë me balet nga Sofia Nappi

Teatri Kombëtar Eksperimental, 10 Nëntor, 19:00

Albania Dance Meeting do të sjellë pranë publikut të Tiranës një takim të dyfishtë me balet nga koreografja dhe balerina italiane Sofia Nappi të mërkurën e ardhshme. Festivali nisi edicionin e XVI në fillim të tetorit me një shfaqje në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Pas një muaji në turne, duke performuar aty ku ndodhet publiku, festivali prek sërish kryqytetin.

Shfaqja, e cila do të mbahet më datë 10 nëntor në Teatrin Kombëtar Eksperimental, përbëhet nga dy performanca: “Wabi – Sabi” me koreografi nga Sofia Nappi, performuar nga vetë ajo, Adriano Popolo Rubbio e Paolo Piancastelli dhe “Reva” me koreografi nga Sofia Nappi dhe Paolo Piancastelli e performuar nga vetë ata.

 “Wabi – Sabi” eksploron rrugëtimin e jetës së individëve që bëjnë përpara të pushtuar nga pakënaqësia dhe gjendjesh të ndryshme vuajtjeje. Shfaqja propozon një botëkuptim përtej ekzistencës sonë. Ndërsa “Reva,” që në hindu që do të thotë “rifito fuqinë,” pozon pyetjen: Po sikur nesër zgjohemi në një botë ku na privohet çdo gjë që kemi marrë për të mirëqenë në jetë?

Shfaqja nis në 19:00 të enjten e 10 nëntorit. Hyrja është e lirë për publikun, për sa kohë plotësohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).