Art & Kulturë

Petë sfoliat me pulë dhe brokoli

Përbërësit:
1 petë sfoliatë
1 filetë pule
150 g brokoli i zier
150 g djathë Gouda
2 lugë parmigiano
Kripë
Piper
E verdhë veze
Fara susami

Përgatitja: Ziejmë filetën e pulës dhe brokolin, i presim në copa të vogla së bashku me djathin. Vendosim në tavë petën sfoliatë, e mbushim me pulën, brokolin dhe djathrat, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Presim anët e petës në shirita dhe i mbledhim duke i thurur me njëri – tjetrin. E lyejmë me të verdhë vezë dhe e spërkasim me fara susami. E pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 15-20 minuta derisa të marri ngjyrë të artë. E presim në copa pasi të ftohet pak dhe e shijojmë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).