Art & Kulturë

“Përvjetori i Datëlindjes” premierë nga data 27 Maj

Duke filluar nga 27 Maji, Teatri Kombëtar do të shfaqi në Sallën e Madhe tek ArTurbina “Përvjetori i Datëlindjes”.

“Përvjetori i Datëlindjes” është një shfaqe intensive e bazuar në filmin Danez të vlerësuar me Çmimin e Jurisë në Festivalin e Kanës në vitin 1998.

Kjo dramë familjare nis si një celebrim – një darkë speciale e organizuar nga patriarku i familjes me rastin e 60 vjetorit të tij. Teksa shfaqja progreson, djali i madh – Kristiani, ngre një dolli e cila i hap rrugën një diskutimi dhe disa të vërtetave të cilat do ta bëjnë këtë darkë të paharrueshme.

Shfaqja “Përvjetori i Datëlindjes” me regji të Besmir Bitrakut do të shfaqet në Sallën e Madhe, ArTurbina në datat 27-28-29 Maj, ora 20:00.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).