Art & Kulturë

Në Fokus – Lola Aleksi Gjoka, pianistja e parë shqiptare

Lola Gjoka është padyshim një nga figurat më të njohura shumë-dimensionale në historinë e artit muzikor Shqiptar.

E lindur në Sevastopol, Rusi më 22 Maj 1910 në një familje emigrantësh nga Bugareci i Korçes, ajo filloi të praktikojë pianon në moshën 6 vjeçare. Gjoka u kthye në Korçë në 1932 ku dhe debutoi në skenën e kinema “Mazhestik” të Korçës.

Vetëm një vit më vonë, më 1933 ajo vlerësohet me një çmim të rëndësishëm gjatë një konkursi internacional në Vjenë; çmim i cili i krijon mundësinë të punojë si mësuese e pianos dhe valles në Institutin e Vajzavë në Tirane “Nëna Mbretëreshë”. Në vitin 1936 ajo përfundon me pikët më të larta studimet si pianiste koncertiste në Athinë.

Më 1947 Lola Gjoka ishte një nga mësueset e para të liceut artistik “Jordan Misja” ndërsa vetëm disa vite më vonë ajo emërohet koncertmaestre e Orkestrës Filarmonike Shqiptar, ku kontribuon për vënien në skenë shumë veprave të njohura si dhe për përkthimin e disa prej tyre në shqip. Gjoka merr titullin “Artiste e Merituar” më 1966 dhe titullin “Artiste e Popullit” më 1978.

Lola Gjoka nda nga jeta në moshën 75-vjeçare më 6 Tetor 1985.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).