Libri ” Tomb of Sand” nga autorja Geetnjali Shree, i përkthyer në gjuhën angleze nga Daisy Rockwell, bëhet i pari libër i shkruar në një nga gjuhët Indiane (Hindi) i cili fiton “International Booker Prize”.
Romani “Tomb of Sand”, një sagë familjare e vendosur nën hijen e ndarjes së Indisë, tregon historinë e një gruaje 80-vjeçare pas vdekjes së burrit të saj.
“Kurrë nuk kam ëndërruar për Booker-in, kurrë nuk kam menduar se mundem”, tha Shree. “Jam e mahnitur, e kënaqur, e nderuar dhe e përulur.”
“Pas meje dhe këtij libri qëndron një traditë letrare e pasur dhe e lulëzuar në gjuhën indiane dhe gjuhë të tjera të Azisë Jugore. Letërsia botërore do të jetë akoma më e pasur pasi të njohë disa prej shkrimtarëve më të mirë në këto gjuhë,” tha ajo.
Geetanjali Shree dhe Daisy Rockwell flasin për Shërbimin Botëror të BBC
Frank Wynne, kryetarja e gjyqtarëve, tha se paneli ishte “i mahnitur nga fuqia, therësi dhe lozonjaria” e romanit të saj.
“International Booker Prize” jepet çdo vit për një libër që përkthehet në anglisht dhe botohet në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë.
Ky është i ndryshëm nga çmimi Man Booker i cili është për romanet angleze dhe është fituar nga shkrimtarë me prejardhje indiane në të kaluarën, duke përfshirë Arundhati Roy dhe Aravind Adiga.