Mozaiku i Tiranës, monument kulture i kategorisë I, është siti arkeologjik më i vizituar i kryeqytetit.
Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës në Sektorin e Tiranës, po kryejnë një punë sistematike, e cila bëhet periodikisht për mirëmbajtjen dhe kujdesin e veçantë për objektet që ndodhen aty, pasi kanë një vlerë të veçantë historike dhe kulturore.
Në këtë mozaik ka përfunduar restaurimi i mbulesës së Mozaikut të Tiranës, i realizuar nga sektori i Tiranës i DRKK Durrës.
Është përfunduar në këtë kuadër rilyerja e gjithë konstruksionit metalik, rivendosja e mbulesës së Mozaikut, vendosja e ulluqeve horizontale dhe vertikale, vendosja e tendave për mbrojtjen e mozaikut nga shirat që vijnë nga ana e veriut, vendosja e zinxhirëve për të penguar hyrjen e paautorizuar mbi Mozaik.
Më pas do vijohet me vendosjen e disa rrjetave mbrojtëse dhe ndriçimi, i cili do ta bëjë të vizitueshëm monumentin edhe në orët e vona.