Art & Kulturë

“Annie”, një shfaqje me mesazhe sociale për të gjithë familjen në “arTurbina”

“Annie” vlerësuar si një shfaqje për të gjithë familjen rikthehet mbrëmjen e sotme për publikun në “arTurbina”. Me regji nga Adelina Muça kjo shfaqje teatrore sjell në role jo vetëm artistë të njohur teatrit, por dhe aktorë të vegjël, si dhe balerinët e Shkollës së Baletit.

Kjo vepër, është projektuar për një publik familjar dhe materiali i veprës shpjegon se është shfaqja perfekte për të bërë bashkë të gjitha brezat jo vetëm në një sallë, por edhe në skenë, duke bashkuar aktorët e vegjël të talentuar dhe fëmijë jetim e me aftësi ndryshe, me aktorët më të njohur të teatrit.

Në shfaqjen “Annie” në role janë Gert Ferra, Erjona Kakeli, Monika Lubonja, Donald Shehu, Jaho Guma, Xhuliano Brisku, Vladimir Saliu. Noha Çuli vjen në skenë në rolin e Annie. Në shfaqje janë 21 aktorë të vegjël nga mosha 6 deri 13 vjeç, si dhe 32  balerinë nga Shkolla e Baletit.

“Annie” është historia e një vajze të vogël  9 vjeçare jetime, e cila nuk e ka humbur shpresën, se një ditë ajo do ti gjejë prindërit e saj. Ndryshe nga vajzat e tjera të jetimores, Annie, me një kombinim perfekt të inteligjencës dhe optimizmit, ngroh zemrat e audiencës teksa e shohim ngjitjen e saj, nga një jetë që nuk i dha asgjë, përveçse një shtrat në një jetimore, në një jetë plot dritë dhe me një të ardhme që e meriton çdo fëmijë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).