Art & Kulturë

Kuarteti i harqeve të RTSH-së vjen me një super-koncert

Kuarteti i harqeve të RTSH-së vjen në koncertin e datës 24 qershor me një program shumë elegant dhe të një vështirësie të lartë. Kuarteti për harqe nr. 14 në G major K. 387 “Spring” i W.A.Mozart, muzika më e sofistikuar melodike e harmonike e këtij kopozitori të papërsëritshëm, nuk mund të mungojë në program, duke ditur shumë mirë se stili i tij ëhtë një nga sfidat e instrumentistëve në të gjithë botën.

Kuarteti F major i Ravelit, një nga partet më të shkëlqyera të repertorit botëror, vjen nga kuarteti me maksimumine kërkesave për një lojë brilante transparente, me një harmoni mjeshtërore dhe një ekstravagancë melodike!

Në 11 vitet e jetës së tij, Kuarteti i Harqeve i RTSH-së ka sjellë me shumë profesionalizëm në skenat e Shqipërisë dhe ato europiane, veprat më të rëndësishme të repertorit botëror, të shkruar për kuartet. Kjo e bën Kuartetin e Harqeve të RTSH-së, të vetmin kuartet me historik dhe traditë tërësisht profesionale.

Mos harroni koncerti zhvillohet më datë 24 qershor te holli “Gjon Simoni”, kati i dytë, pranë RTSH.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).