Festivali i Muzikës së vjetër Baroke

Albanian Baroque Ensemble

VOX Baroque Festival – IX edizione

Valeria Desideri, flauto traverso – Fatlinda Thaçi, violino – Suela Piciri, violino

Arben Skenderi, cello – Jusuf Beshiri, clavicembalo

7 luglio / korrik 2022 ore 20:00

TIRANA – Cortile della Residenza reale / Oborri i Rezidencës mbretërore

Ingresso: La pedonale Murat Toptani / Hyrja nga: Shëtitorja Murat Toptani

Ingresso libero / Hyrja e lirë

Programi do të jetë i larmishëm me muzikë nga  kompozitorët  më të spikatur të periudhës baroke  si Corelli, Vivaldi, Pergolesi, Hendel,  me një formacion istrumental që nis  me Corelli ( 2 sonata kishtare) për 2 violina, violoncel dhe cembalo, sonata  tipike të ndërtuara në 3 ose 4 kohë,  të cilat alternohen me ritme të shpejta e të ngadalta!   Koncerti i Vivaldit në la minor për 2 violina, violoncel dhe cembalo është një nga koncertet më të degjuar dhe bën pjesë në përmbledhjen ( Estro Armonico) e vitit 1712, klasik i formës tre kohëshe allegro-adaggio-allegro! 

Dy kohët allegro me  violinat soliste  arrijnë të gërshetohen bukur me njëra tjetrën duke vënë në dukje  virtuozitetin e solistëve dhe  ritmikën e vecante, karkteristikë kjo e Vivaldit!

Do të vijojë Koncert n. 6 i Hendelit në si bemol per klavicembal (harpë ose organo) dhe harqe, vepër e shkruar nëe  1738 që përmbyll edhe 6 koncertet për organo. Në të vërtetë,  në dorëshkrimin e Hendel, i cili ndodhet në British Museum në Londër  ky koncert është I  konceptuar  për harpë. Në tre kohët e këtij koncerti, andante allegro- larghetto – allegro,  ndjehet qartë virtuoziteti dhe eleganca, që i japin veprës freski dhe emocione të vecanta.

Sammartini, sonata për flaut e basso continuo, këtë rradhë do të luhet në një version  pak më të vecantë dhe intim, duke shijuar tingujt e dy instrumenteve si flauti traversier barok dhe cello solo. 

Pergolesi, i cili ka studiuar në Napoli, është një tjetër kompozitor që ndonëse pati një jetë të shkurtër, la gjurmë të rëndësishme në historinë e muzikës, me vepra si “La serva Padrona” dhe “Sabat Matter”.  Koncerti per flaut traversier, harqe dhe basso continuo, është një nga veprat e pakta instrumentale të tij, struktura e së cilës i afrohet shumë skenës operistike.