Art & Kulturë

Për ju që i vendosni ilaçet në frigorifer, ja ç’duhet të dini

Ne të gjithë mund të kemi ilaçe që i fusim në frigorifer, me idenë se aty ruhen më mirë. Por duhet të dimë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë.

Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë. Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë. Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh. Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë për medikamentet tuaja, tek raftet e brendshme të frigoriferit.

Me qëllim të mbrojtjes së medikamenteve nga luhatjet e temperaturës dhe lagështia ato duhen mbajtur në një enë të mbyllur. Por mos i vendosni shumë pranë pjesës së prapme të frigoriferit sepse medikamentet e lëngëta mund të ngrijnë, gjë që mund të jetë e dëmshme.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).