Art & Kulturë

Ermal Meta, muajin tjetër me një koncert në Tiranë

Me datë 4 mars, në Tiranë do të rikthehet Ermal Meta.

Artisti i njohur shqiptar i cili po bën famë në Itali dhe gjithandej Evropës, do ta vizitojë Tiranën për të performuar me katër artistë të talentuar nga Italia, shkruan KultPlus.

Një superkoncert po vjen me Ermalin dhe me pjesëtarët e GnuQuartet, si pjesë e një turneu nëpër qytete të ndryshme në Itali. Këtu nuk mungon Tirana shqiptare.

Koncerti do të mbahet në ora 20:15 në Palllatin e Kongreseve në Tiranë

Ermali vizitoi së fundmi Shqipërinë ndërsa vitin e kaluar fitoi në Sanremo dhe u radhit në pozitën e pestë në Eurovizion, duke përfaqësuar Italinë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).