[codepeople-post-map]A keni një poezi që doni ta ndani me poetë apo të rinj dhe të reja që pëlqejnë poezinë ?
Merreni me vete dhe ejani në Qendrën Rinore të Tiranës për ta recituar atë .
Poezia mund të jetë e juaja , por edhe e ndonjë autori tuaj të preferuar. Por jo vetëm kaq, brenda këtij takimi do të ketë edhe disa lojra në formë quiz-i që do të nxjerrin disa fitues të cilët do shpërblehen me libra libra dhuratë.
Klubi Letrar “Pena e Re” organizon një takim rinor per poezine më datë 02.06.2017 ora 18:00 – 20:00.
* Kini parasysh qe poezia nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe formati A4, shkrimi i llojit Times New Roman 12 , hapësira mes rrjeshtave 1.5.
* Mosha e lejuar deri në 30 vjeç.