Isao Takahata, bashkëthemeluesi i një prej studiove më të famshme të animimit “Ghibli”, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 82 vjeçare.

Isao Takahata
Së bashku me regjisorin Hayao Miyazaki, ata themeluan Studion Ghibli në vitin 1985, e cila shumë shpejt prodhoi disa nga filmat anime më të famshme dhe më të bukur të të gjitha kohërave.

Castle in The Sky
Produksionet më të mira të Takahata janë “The Tale of the Princess Kaguya” për të cilin fitoi çmimin “Filmi më i mirë” në Academy Award më 2014, “Nausicaa of the Valley of the Wind”, “Castle in the Sky”, etj.
![]()

Nausicaa of the Valley of the Wind
Por ndoshta filmi më i dashur dhe më i lavdëruar nga të gjithë, është historia prekëse e dy vëllezërve jetimë gjatë Luftës së II Botërore “Grave of the Fireflies”.

Ai vdiq në një spital në Tokio, si pasojë e kancerit në mushkri. Takahata do të vazhdojë të kujtohet nga të gjithë adhuruesit e produksioneve anime, por edhe nga ata që dinë të vlerësojnë kinematografinë botërore.