Panairi Ndërkombëtar i Tiranës

Ke vendosur të na vizitosh këtë herë?…

Le ta nisim nga një shënim në axhenden tuaj: 21-24 Nëntor, udhëtim në qendër të botës së biznesit, ndodh një herë në vit dhe është privilegj i vizitorëve të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

Nëse ajo që kerkoni është një produkt i veçantë, një sy i shpejtë mbi ecurinë e konkurrencës apo nje distributor i kujdesshëm për markën tuaj të re, për çdo hap që do të merrni brenda Pallatit të Kongreseve, do të keni udhëzimet dhe përkrjahjen e Klik-ut.

Ju blerës të menjëhershëm, jeni të vëzhguar: sa shpejt mund të vraponi për të marrë ofertat dhe propozimet e menduara enkas për ju nga dhjetra ekspozues ndërkombëtare?

Studentë, ju sfidojmë të na tregoni se në cilët kushte të tjerë do të mund të shihnit të zbatuara mijëra faqe marketingu, është zbatuar si në provimet tuaja strategjia e asaj kompanisë së madhe?

Për vizitorët e huaj, përkujdesje e veçantë që në prenotimin e fletëhyrjeve të veçanta, ndjekjen e takimeve upon-request, dhe sugjerimet më të vlefshme për të marrë me vehte misterin e metropolit, turizëm & lifestyle.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).