Art & Kulturë

Center for Openness and Dialogue çel ekspozitën Parallel 42 – A Circle of Humanity

COD, Godina e Kryeministrisë, 13 Nëntor – 31 Dhjetor

COD  – Center for Openness and Dialogue çel nesër mbrëma mbrëma ekspozitën Parallel 42 – A Circle of Humanity. Për herë të parë në Shqipëri COD sjell 15 koleksione nga Imago Mundi me 3200 artistë nga e gjithë bota.

Ceremonia e hapjes do të mbahet më datë 12 nëntor, në 19:00 dhe ekspozita do të hapet për publikun të nesërmen, më 13 nëntor e do të qëndrojë e hapur deri në fund të vitit.

Imago Mundi, ideuar nga Luciano Benetton në vitin 2006, ëshë një katalog enciklopedik i veprave të artit kontemporan në nivel botëror. Çdo shteti i është dedikuar një koleksion me vepra të përzgjedhura. Katalogu i Shqipërisë quhet Knots dhe përmban 163 punime.

Artistëve të veçuar në Knots do t’u dedikohet një event sot (e enjte, 11 nëntor) në orën 18:00, pjesë e të cilit do të jetë kuratorja Elisa Carollo.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).