OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë vjetore në Shqipëri e organizuar për të promovuar lirinë e software, software me kod të hapur, kulturën e lirë dhe njohurinë e hapur, një lëvizje globale që filloi fillimisht më shumë se 30 vjet më parë.
Konferenca do të zhvillohet në qershor 2022 në Tiranë dhe do të mbledhë përdorues të teknologjive open-source, zhvillues, akademikë, agjenci qeveritare dhe njerëz që ndajnë idenë se softueri duhet të jetë i lirë dhe i hapur për komunitetin lokal dhe qeveritë për t’u zhvilluar dhe përshtatur nevojat e tyre; se dija është pronë e përbashkët dhe e lirë dhe e hapur për të gjithë.
Ashtu si konferencat e tjera të suksesshme rajonale OSCAL ofron një terren optimal për të ndërtuar dhe përmirësuar komunitetin tuaj të teknologjisë, si në rajonin lokal ashtu edhe në mbarë botën.
Konferenca mbështetet dhe organizohet nga Open Labs, komuniteti që promovon kulturën e lirë open-source në Shqipëri që nga viti 2012.