Art & Kulturë

Orët e Gjelbërta në Park

Edukimi mjedisor dhe mbi të gjitha dashuria për natyrën, nuk duhet të limitohet thjesht me aksionet e herë pas hershme të pastrimit, por me përkushtim të përditshëm për të rritur qytetarë të përgjegjshëm e gjithmonë e më të informuar. Për këtë qëllim Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë ka kënaqësinë të mirëpresë çdo javë klasa të ndryshme për orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe florën e faunën në parqet e Tiranës. Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi, i kushtojnë dy javë aktiviteteve mjedisore në natyrë me tematikë edukativo – didaktike gjatë të cilave do të mësojnë teknika të thjeshta të mbjelljes së bimëve dhe drurëve, zbukurimin e mjediseve me bimë dekorative si dhe shartimin e drurëve frutorë. Veprimtaritë do të zhvillohen në mjediset e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).