Zyrtarisht, Instagram është cilësuar si i dëmshëm për shëndetin tonë, pas një studimi në Angli, ku morën pjesë 1.500 të rinjë në një pyetësor.
Në këtë sondazh u përfshinë 5 rrjete sociale: Snapchat, Youtube, Twitter, Facebook & Instagram. Sipas të rinjve, Youtube doli në vendin e parë për imazhin e mirë që jep tek njerëzit, duke u cilësuar si rrjeti më i mirë social. Më pas renditja vazhdoi me Twitter-in, Facebook-un, Snpachat-in dhe në fund, Instagram.
Kështu, Instagrami ka marrë titullin e “Mbretit”, si përgjegjës i rritjes së nivelit të ankthit dhe depresionit tek përdoruesit e saj. Po ashtu, ai ka rritur nivelet e frikës tek njerëzit, të cilët ndihen se nuk po e jetojnë jetën e tyre sipas kornizave të “Instaperfect”.
Rrjetet sociale janë të njohura për gënjeshtrat që përcjellin, sidomos Instagram, nëpërmjet të cilit, personazhet ‘VIP’ të tij, na sjellin një jetë perfekte midis fotove të modifikuara apo të kapura në një kënd që sjell një imazh të shkëputur komplet nga realiteti.
Për këto arsye, përpiquni të shkëputeni gradualisht nga përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale, jo vetëm i Instagram dhe shkoni jetoni jetën e vërtet!