Art & Kulturë

Noh më 6 tetor në Tiranë

TEATRI JAPONEZ NOH është në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore Jomateriale të UNESCOs. Ai është themeluar rreth 650 vjet më parë dhe është skena më e vjetër e artit e ruajtur, e cila vazhdon të luhet deri më sot pa ndërprerje dhe pa ndryshime thelbësore.

RRETH TEATRIT YAMAMOTO NOH:
Themeluar në vitin 1927, Teatri Yamamoto Noh është teatri më i vjetër ekzistues Noh në Osaka. Teatri organizon ngjarje të ndryshme, kryesisht në fushën e arteve të performancës tradicionale dhe klasike japoneze. Teatri Yamamoto Noh kombinon arkitekturën tradicionale me teknologjinë moderne, siç janë ndriçimi LED dhe titrat shumë gjuhëshe, duke argëtuar dhe edukuar jo vetëm audience e gjerë japoneze, por edhe atë ndërkombëtare. Një nga qëllimet kryesore të teatrit është që ta paraqesë dramën japoneze klasike Noh si një art performues akoma të gjallë dhe të rëndësishëm.

Programi

HAGOROMO Manteli me pupla – 40 min
TSUCHIGUMO Merimanga e tokës – 40 min

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).